Moti i keq dhe shirat që kanë përfshirë vendin tonë kanë shkaktuar disa problematika në qytetin e Durrësit. Sipas gazetarit Leonidha Musaj, disa rrugë të qytetit janë përmbytur si pasojë e reshjeve.
Për pasojë problematika me qarkullimin janë shfaqur në kryqëzimin pranë stadiumit, rrethrrotullimin tek Stacioni i Trenit, rruga Taulantia, rruga Aleksandër Goga, dhe Rruga e Shkozetit.
Ndërkohë në rrugën Skëndërbe si dhe tek nënkalimi pranë zonës së quajtur Veliera sasitë e mëdha të reshjeve e kanë bërë të pamundur lëvizjen e mjeteve. /mv.abcnews.al