Që nga viti 1960 është katërfishuar prania e dioksidit të karbonit në ajër. Alarmin e kanë dhënë eksprtët ndërkombëtarë të mjedisit sipas të cilëve 2017-a është shënuar edhe si viti i tretë më i nxehtë në historinë e planetit Tokë.
Ajri nuk ka qenë ndonjëherë kaq i ngopur me dioksid karboni. Alarmin vjen nga NOA, agjencia e Shteteve të Bashkuara të Amerikës që është e interesuar për meteorologjinë, e cila hartoi raportin e situatës së Klimës pas një sondazhi që përfshinte 500 shkencëtarë në 65 vende.
Sipas raportit, viti 2017 ishte një vit rekord për nivelet e dioksidit të karbonit në atmosferë. Dhe ishte edhe viti i tretë më i nxehtë në historinë e fundit të Planetit, pas 2016-s dhe 2015-s. Këtë e shpjegojnë ekspertët.
“Vitin e kaluar ishte viti më i nxehtë nëse konsiderojmë vetëm vitet që nuk dallohen nga prania e El Nino, fenomen periodik natyror që ngroh oqeanet dhe kontribuon në rritjen e termometrit global”.
Që nga koha që Homo Sapiens është shfaqur në planet dhe deri vonë, sipas ekspertëve, përqendrimi i dioksidit të karbonit në ajër ka pësuar luhatje midis 170 dhe 280 pjesë për milion. Në vitin 2017 arriti një rekord prej 405 pjesë për milion. Sipas raportit, shkalla e rritjes së dioksidit të karbonit “pothuajse është katërfishuar që nga vitet 1960”.
Ky rekord nuk është rastësi sepse njerëzit e kanë transformuar me shpejtësi ajrin që thithin, duke e rritur nivelin e dioksidit të karbonit gjatë dy shekujve të fundit. Në vitet e fundit, ne i kemi shtyrë këto nivele të gazit në një territor të paeksploruar.
Sasia e dioksidit të karbonit në atmosferë goditi vetëm nivelin më të lartë në 800.000 vjet dhe shkencëtarët parashikojnë pasoja vdekjeprurëse./abcnews.al