Suksesi në futboll përkthehet në para dhe Juventus gjatë dekadës së fundit ka njohur vetëm rritje. Së fundmi kampionët e Italisë kanë nënshkruar një marrëveshje të re sponsorizimi.
“Jeep” do të vazhdojë të jetë sponsori kryesor i Juventusit në tre sezonet e ardhshme. Marrëveshja është arritur për 45 milionë euro në sezon, çka e bën marrëveshjen më të lartë në Itali.
Kjo shifër mund të rritet ndjeshëm, në varësi të arritjeve sportive të bardhezinjve. “Jeep” është sponsori i Juventus që në sezonin 2012-2013 dhe bashkëpunimi mes kompanive vazhdon. /abcnews.al