“Gjysma jonë më e mirë”. Ky është slogani i kryeministrit për gratë dhe e ka fajën për rolin e grave jo vetëm në familje, por edhe në politikë.
Me filozofinë e gjysmës më të mirë, gjysma e kabinetit qeveritar përbëhet prej grave.
Por si nis rruga e tyre në politike e ku takohet me historinë e PS-së? Cilat janë rezultatet e këtyre grave në qeverisjen e vëndit? Dhe sa ka ndryshuar Shqipëria e qeverisur me më shumë gra?
Qindra milionë euro shpenzohen për promovimin e grave në vendimarrje dhe rezultatet i gjeni në përbërjen e këtij parlamenti, gratë e kësaj legjislature.
Padyshim që nuk i përfaqësojnë gratë shqiptare profesioniste, por në garën e komanduar nga burrat, fituese janë këto gra dhe këto gra i kemi sot si model të gruas në vendimarrje.
Në emisionin “Vetting” është bërë një analizë e analizë e mirëfilltë e rolit të vërtetë të grave socialiste në vendimarrje dhe në qeverisjen e vendit, të cilin ju ftojmë ta ndiqni të plotë: