Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

Gjykata Kushtetuese zhvillon mbledhjen e parë në ditët e para të Janarit 2021

schedule15:42 - 29 Dhjetor, 2020

schedule 15:42 - 29 Dhjetor, 2020

Gjykata Kushtetuese do të zhvillojë mbledhjen e parë në ditët e para të muajit Janar të vitit 2021. Në një njoftim në faqen e saj zyrtare, GJK shprehet se në mbledhje do të shqyrtohen çështjet që i përkasin mbledhjes së gjyqtarëve.

“Pas plotësimit të Gjykatës Kushtetuese me tre anëtarë të rinj, z. Altin Binaj, z. Përparim Kalo dhe znj. Sonila Bejtja, dhe krijimit të trupës prej 7 gjyqtarësh, sot, më 29.12.2020, u zhvillua Mbledhja e Gjyqtarëve, e cila ra dakord që në ditët e para të muajit janar të vitit 2021 të mblidhet për të shqyrtuar çështjet që sipas ligjit i përkasin për kompetencë Mbledhjes së Gjyqtarëve, si dhe për të kryer veprimet e nevojshme përgatitore dhe organizative për funksionimin e Gjykatës Kushtetuese”, thuhet në njoftim.

Ditën e sotme para presidentit Ilir Meta u betua anëtarja e shtatë e Gjykatës Kushtetuese, Sonila Bejtja. “Betohem se gjatë kryerjes së detyrave të mia do t’i qëndroj kurdoherë besnik Kushtetutës së Republikës të Shqipërisë”, deklaroi ajo./mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!