Balluku: Lajmin për blerjen e aeroportit të Rinasit nga Kastrati e mora nga mediat

schedule12:59 - 29 Dhjetor, 2020

schedule 12:59 - 29 Dhjetor, 2020

Ministrja Belinda Balluku ka zbuluar se informacionin për shitjen e aeroportit të Rinasit nga një kompani kineze TIA, tek ajo shqiptare Kastrati, e ka marrë nga mediat. Ajo tha se ende nuk kanë marrë informacione zyrtare nga palët. Balluku theksoi se ky është një mundësi për shtetin shqiptar për të rishikuar kontratën koncesionare e cila ka problematika të mëdha.

“Kam marrë informacione nga mediat dhe e kam kontrolluar në QKR. Nuk kemi informacione nga palët. E kemi një grup pune të ngritur që pas daljes së raportit të auditit. Është një grup që kryesohet nga ministria e financave.

Menjëherë pas ardhjes së kërkesës për transferimin e aksioneve ne do t’i bëjmë publike. Ky është një rast i mirë për shtetin shqiptar për të rishikuar disa nga kushtet e kontratës koncesionare. Pasi ajo është një kontratë që ka nevojë për ndryshim thelbësor. Përgjegjësitë aty janë të sanksionuara vetëm me një fjalë dhe pa penalitete”, tha Balluku.

Balluku deklaroi se ky aeroport ka pasur një sërë problematikash, ndërsa shtoi se me zhvillimet e fundit do të nisë një erë e re.

“Aeroporti  Tiranës është i vetëm ndërkombëtar që kemi. Me problematika shumë të mëdha që unë i kam bërë publike. I kam kërkuar koncesionarit të plotësojë disa kushte. Me zhvillimet e fundit shpresojmë që një erë e re do të vijë edhe atje”, u shpreh Balluku./mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!