Të akuzuar për vepra të ndryshme penale, arrestohen 8 persona! Policia jep detajet

schedule10:05 - 29 Dhjetor, 2020

schedule 10:05 - 29 Dhjetor, 2020

Tetë persona janë arrestuar nga policia pas akuzohen për vepra të ndryshme penale. Sipas bluve në pranga ka rënë një 40-vjeçar i shpallur në kërkim për veprën penale “Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”.

Ndërkohë janë arrestuar edhe F.M., 24 vjeç i cili u kap duke drejtuar automjetin  i dehur si dhe A.G., 59 vjeç i akuzuar për dhunë ndaj të shoqes. Materialet iu dërguan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

“Tetë persona të akuzuar për vepra të ndryshme penale janë arrestuar nga policia.  Kapet dhe ndalohet 40-vjeçari i shpallur në kërkim për veprën penale “Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”. Arrestohen në flagrancë edhe 7 shtetas të tjerë, për vepra të ndryshme penale.

Në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim kombëtar, nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.5, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasve I.Q., 40 vjeç, sepse me Vendimin Penal Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, e ka dënuar me  2 muaj burgim për veprën penale “Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”

Forcat e Posaçme “Shqiponjat”, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit F.M., 24 vjeç, pasi në rrugën “Lord Bajron”, u kap në flagrancë duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur në masën 0.68 mg/l. Gjithashtu, gjatë kontrollit të ushtruar në mjet, u gjet dhe u sekuestrua një sasi me lëndë narkotike kokainë.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.3, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A.G., 59 vjeç, pasi në rrugën “Llazar Shapatini”, ka ushtruar dhunë të vazhdueshme psikologjike dhe fizike, ndaj bashkëshortes së tij.

Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve : V.C., 23 vjeç, F.T., 29 vjeç, H.K., 28 vjeç, N.D., 39 vjeç dhe T.K., 58 vjeç, pasi janë kapur në flagrancë duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur. Materialet iu dërguan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia./mv.abcnews.al