Gjërat po bëhen serioze, reperi i njohur kalon Krishtlindjet me familjen e Rihanna-s

schedule21:21 - 28 Dhjetor, 2020

schedule 21:21 - 28 Dhjetor, 2020

Rihanna dhe A$AP Rocky e kanë çuar lidhjen e tyre në një tjetër nivel. Mediat e huaja shkruajnë se reperi kaloi Krishtlindjet së bashku me familjen e këngëtares në Barbados. Dhe ndërsa dyshja e famshme kanë kaluar Krishtlindjet së bashku, supozohet se marrëdhënia e tyre është bërë serioze.

“Kalimi i Krishtlindjeve së bashku ishte një hap i qartë për Rihannën dhe A$AP. Ata e kanë njohur njëri-tjetrin për aq kohë sa janë miq dhe në një mjedis pune, gjë që e bën të lehtë që të shkojnë mirë, të udhëtojnë dhe të përfshihen në jetën e njëri-tjetrit.”, tha një burim për Entertainment Online.

Rihanna Spotted With A$AP Rocky Following Her Split From Hassan Jameel |  Harper's BAZAAR Arabia

Thashethemet se Rihanna kishte filluar të dilte me reperin nisën në fillim të këtij viti, pas lajmit se ishte ndarë nga i dashuri i saj pas tre vitesh, Hassan Jameel. Një burim tha për revistën People se: “Ata kanë qenë të pandashëm javët e fundit. Është një marrëdhënie e re, por të dy duken shumë të përfshirë.” /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!