“E fus të bëjë banjo me ujë të ftohtë”, CR7 tregon trajtimin që i bën djalit të tij

schedule16:35 - 28 Dhjetor, 2020

schedule 16:35 - 28 Dhjetor, 2020

Cristiano Ronaldo u shpall dje lojtari i shekullit në ceremoninë e “Globe Soccer Awards”. Pas marrjes së çmimit ai mbajti një fjalë të gjatë, ku foli edhe për djalin e tij, Cristiano Jr.

 

Portugezi tregoi se kujdeset shumë për djalin e tij dhe shqetësohet kur djaloshi ushqehet me Cola apo patate te skuqura. Cristiano tregon edhe momentet e kur e fut djalin e tij në një vaskë me ujë të ftohtë.

“Të shohim nëse djali im Cristano Jr do të bëhet futbollist i madh. Ndonjëherë ai pi Cola dhe ha patate të skuqura. Kjo më shqetëson dhe ai e di mirë.

Kur është në shtëpi unë i rekomandoj të bëjë një vrapim dhe pastaj e dërgoj të bëjë një banjë me ujë të ftohtë që të rikuperohet. Ai ankohet, por unë e kuptoj, është vetëm 10 vjeç”, u shpreh CR7. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!