70 mln euro për vaksinën në Ballkanin Perëndimor, Soreca: Shqipëria dhe BE partnerë

schedule13:11 - 28 Dhjetor, 2020

schedule 13:11 - 28 Dhjetor, 2020

Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri Luigi Soreca ka reaguar pas vendimit të Komisionit Europian për të miratuar 70 milion euro për vaksinën për rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Soreca thotë se gjatë krizës se COVID dhe tërmetit BE ka treguar se Shqipëria dhe Ballkani Perëndimor janë partnerë të saj.

“Gjatë krizës së COVID19 dhe post tërmetit BE ka treguar se Shqipëria dhe Ballkani Perëndimor janë partnerë të privilegjuar. BE vazhdon të veprojë me këtë frymë edhe në rastin e vaksinës.  

70 milion € për të mundësuar fillimin e fushatave të vaksinimit për stafin mjekesore dhe grupet më të ndjeshme sa më shpejt të jetë e mundur me kontributin e drejtpërdrejtë të vaksinave nga Shtetet Anëtare të BE”, shkruan Soreca./mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!