Një tërmet me magnitutë 5.1 të shkallës Rihter ka goditur Zagrebin mëngjesin e së hënës. Në bazë ta raportimeve, pas lëkundjeve të para, zona e Petrinjas u godit nga dy tërmete relativisht të forta në një periudhë të shkurtër kohore.
Nuk dihen ende detaje rreth dëmeve që janë shkaktuar ndërsa autoritetet kanë konfirmuar dëmtime në disa ndërtesa.
Në fotot e publikuara nga zonat e prekura mund të shihen pjesë nga fasadat e ndërtesave të rrëzuara në tokë. s.b/abcnews.al/