“Tashmë kemi armën për të fituar luftën”, Italia pret që të vaksinojë 13 milionë banorë deri në prill

schedule09:48 - 28 Dhjetor, 2020

schedule 09:48 - 28 Dhjetor, 2020

Italia pret që të ketë vaksinuar të paktën 13 milionë qytetarë deri në prill. Kështu është shprehur ministri i Shëndetësisë në vend, Roberto Speranza. Po ashtu, ministri u shpreh se vendi tashmë e ka armën që duhet për të fituar luftën.

“Sot jemi në një pikë kthese. Më në fund kemi armën për të fituar luftën.” Ministri i Shëndetësisë Roberto Speranza i tha La Stampa.

Sidoqoftë, shton ai, “ne duhet të parandalojmë që një pjesë e thellë e vendit të gënjejë veten që tashmë kemi fituar. Do të ishte shkatërruese”.

Polemika rreth dozave në Gjermani “është e pakuptimtë”, shtoi ai, sepse shpërndarja është fikse dhe vendoset nga BE.  Që nga fillimi i pandemisë e deri më tani, Italia numëron mbi 2 milionë të infektuar dhe 71,925 viktima. s.b/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!