Kamikazi që u hodh në erë në Manchester u evakuua nga ushtarët britanike

schedule17:39 - 31 Korrik, 2018

schedule 17:39 - 31 Korrik, 2018

Kamikazi i cili hodhi veten në erë në Manchester, një vit më parë, duke shkaktuar vdekjen e 22 personave, ishte evakuuar nga Libia nga ana e marinës britanike. Salman Abedi, britanik me origjinë nga Libia ishte mes 110 qytetarëve britanikë dhe familjeve të tyre që u evakuuan dhe u transportuan në Maltë në gusht të 2014-s.

Atentatori vetëvrasës që në Maj të 2017-s u hodh në erë në dalje të koncertit të Ariana Grande në Manchester, duke vrarë 22 persona, ishte shpëtuar tre vjet më parë nga marina britanike në Libi.

Salman Abedi, britanik me origjinë nga Libia ishte mes 110 qytetarëve britanikë dhe familjeve të tyre që u evakuan dhe u transportuan në Maltë në Gusht të 2014-s. E ndërsa lajmi publikohet nga prestigjozja Daily Mail, burime nga qeveria britanike komentojnë çështjen si një akt tradhtie.

Abedi kishte lindur në Manchester në 1994-n nga prindër të cilët vinin nga Libia dhe kishin kërkuar azil në Britaninë e Madhe pasi ishin larguar nga regjimi i Ghaddafit. 22-vjeçari ndodhej me pushime në Libi, në kohën që u evakuua nga marina britanike.

Wall Street Journal shkruan se sipas një miku të familjes, 22-vjeçari kishte shkuar në Libi në vitin 2011 me babain e tij për t’iu bashkuar militantëve të Brigadës së Tripolit./abcnews.al