Këtë vit, Dua Lipa i ka kaluar Krishtlindjet larg familjes së saj. Këngëtarja me origjinë shqiptare ka bërë me dije se ka festuar së bashku me familjen e partnerit, Anwar Hadid. Dua ka publikuar disa fotografi të veçanta nga festimet me familjen Hadid, por ajo që ka tërhequr vëmendjen është fotoja në të cilën ka pozuar së bashku me kunatat, Gigi dhe Bella dhe me vjehrrën e saj, Yolanda Hadid.
Me këtë foto, Dua tregoi edhe njëherë raportin e ngushtë që ruan me familjarët e të dashurit. Kujtojmë që ky vit ka qenë mjaft i suksesshëm për këngëtaren shqiptare, pasi publikoi albumin që theu rekorde duke u vlerësuar si ndër më të mirët e vitit. Pas shtyrjes së turneut për herë të dytë, Dua mbajti koncertin virtual “Studio 2054” i cili gjithashtu theu një rekord, pasi u ndoq nga miliona fansa në të gjithë botën. /abcnews.al