Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Duro: Mëkat, e dominuam Kastriotin. E kthenim nëse shënonim penalltinë

schedule16:19 - 27 Dhjetor, 2020

schedule 16:19 - 27 Dhjetor, 2020

Shpëtim Duro mori humbjen e parë si trajneri i Laçit. Bardhezinjtë zhvilluan një takim të mirë në Kamzë, por humbën 1-0 ndaj Kastriotit. Trajneri i ekipit kurbinas vlerësoi lojën e djemve të tij në deklaratën e dhënë për Supersport, por ndihet i zhgënjyer me rezultatin.

E parashikonim që do ishte një ndeshje e vështirë, Kastrioti i ka krijuar probleme të gjithëve. Realiteti i lojës nuk i përgjigjet rezultatit, ishim më superiorë se Kastrioti gjatë gjithë ndeshjes. U goditëm nga ajo situatë, por nuk arritëm të barazonim. Ishte një lojë ku ishim më superiorë se kundërshtari.

Akoma pa shënuar golin Kastriotin, ne kishim disa momente. Nuk i shfrytëzuam. Më pas nisën problemet dhe tensioni pas golit të tyre. Në pjesën e dytë nuk na ndihmoi fati të shënonim, ky është futbolli. Nuk jam i kënaqur me rezultatin, por jam i kënaqur me sakrificën dhe kontributin e skuadrës.

Në këto situata nuk mjafton loja, duhen pikët. Skuadra ka ekuilibër në lojë, edhe sot ishim të ekuilibruar gjatë gjithë ndeshjes, por nuk vlen. Gabimet janë bërë në fillim të kampionatit, kështu që nuk e pres mirë një gabim, pasi duhet të ngjiteshim në klasifikim.

Humbja e penalltisë? Patjetër që ndikoi. Nëse do të barazonim, isha i bindur që do e kthenim ndeshjen. Ja u thashë edhe në pushim djemve që e kthejmë nëse barazojmë shpejt. Patëm raste edhe pas penalltisë. Kishte edhe raste të tjera për penallti, por në Shqipëri është ligji që nëse merr një penallti nuk të japin tjetër.

E kisha caktuar unë që t’i gjuante Xhixha penalltitë, në mungesë të Nwabuezes, por nuk gjykohet një lojtar nga penalltia“, deklaroi trajneri i Laçit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!