Ahmataj: Sëmundje e vjetër, dhurojmë gola dhe fikemi. Mbrojtja ka probleme

schedule15:56 - 27 Dhjetor, 2020

schedule 15:56 - 27 Dhjetor, 2020

Skënderbeu nuk tregoi asgjë të bukur ditën e sotme. Ekipi korçar humbi 5-1 në Shkodër përballë Vllaznisë kryesuese. Trajneri i ekipit korçar, Julian Ahmataj foli pas ndeshjes për Supersport, ku ndër të tjera tha:

Nuk e përballuam dot vazhdimin e ndeshjes pas golit të parë, e trishtë mënyra se si merret goli. Më pas skuadra humb çdo lloj vizioni dhe të prishen të gjithë gjërat që ka organizuar për këtë ndeshje. Kemi vetëm një shpresë, ka mbetur edhe një ndeshje dhe duhet të ndërhyjmë në merkato.

Çdo ndeshje është si finale si për ne, e dimë se sa rëndësi kanë pikët. Vazhdon sëmundja e dhurimit të golave, kjo rikuperohet duke rritur cilësinë brenda skuadrës me lojtarë që marrin përgjegjësi përsipër.

Kemi pasur shumë humbje në role decizive në skuadër. Qendërmbrojtësi nuk është rikuperuar akoma, e kishim menduar si titullar. Na duhet shumë siguri në mbrojtje, është reparti që ka shfaqur më shumë probleme. Manovra sulmuese ka funksionuar, por na duhet mbrojtje më e fortë për t’i dhënë siguri skuadrës“, përfundon Ahmataj. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!