Shefi i Stacionit të Policisë Kufitare Kakavijë, Vilson Dine ka sqaruar se kush janë kategoritë e personave që lejohen të udhëtojnë drejt Greqisë, si dhe kushtet që duhet të plotësojnë.
Lexo edhe: “Kontrabandë, drogë, falsifikime,” operacionet në pikën e Kalimit Kufitar Kakavijë gjatë 2020-tës
Gjithashtu sqaroi se orari i funksionimit të Kakavijës është çdo ditë nga ora 07:00 deri në 22:00, ndërsa kamionët lejohet të kalojnë në harkun kohor 06:00-20:00.
Aktualisht lejohen të udhëtojnë drejt shtetit grek shtetasit:
- Grek;
- Shqiptarë me leje qëndrimi greke;
- Shtetasit minoritarë të pajisur me kartën e veçantë;
- Trupi diplomatik për arsye pune;
- Shtetas shqiptarë të pajisur me autorizim të veçantë nga përfaqësitë diplomatike greke, për arsye pune apo shëndetësore;
- Të gjithë drejtuesit e kamionëve dhe furgonëve që transportojnë mallra;
Kjo kategori duhet të plotësojë kushtet si më poshtë:
Të ketë plotësuar më parë dhe të ketë të printuar formularin PLF (Passanger Locator Form) në adresën elektronike ëëë.travel.gov.gr;
Të ketë test PCR me rezultat negativ, në gjuhën angleze me të dhënat personale dhe numrin e dokumentit të udhëtimit.ü
Sqarojmë se sipas një vendimi të Qeverisë Greke të muajit dhjetor, të gjithë shtetasit shqiptarë që ndodhen në Shqipëri dhe kanë leje qëndrimi greke të cilës i ka mbaruar afati, duhet të pajisen me një vërtetim nga Konsullata/Ambasada greke në Shqipëri me qëllim që të lejohet të kalojnë kufirin në palën greke.v
Dalja nga Republika e Greqisë dhe hyrja në Republikën e Shqipërisë është e lirë dhe pa kufizime, por të gjithë shtetasit që duan të udhëtojnë drejt kësaj Pike Kalimi duhet të dinë se orari i funksionimit është çdo ditë nga ora 07:00 deri në 22:00, ndërsa kamionët lejohet të kalojnë në harkun kohor 06:00-20:00.
Marrëdhëniet me autoritetet policore dhe doganore greke kanë qenë shumë të mira dhe komunikimi me ta ka qenë i vazhdueshëm për zgjidhjen e problematikave të ndryshme dhe shmangien e problematikave në P.K.K, si dhe shkëmbimin e informacioneve për problematika e veprimtari të ndryshme.
Vlen të theksohen rastet e shkëmbimit të informacioneve ditore për fluksin e lëvizjen e emigrantëve të paligjshëm drejt Shqipërisë apo shkëmbimit të informacioneve me Drejtorinë e Janinës për ndjekje në kohë reale të aktiviteteve kriminale nëpërmjet kufirit.
Gjithashtu, marrëdhëniet me autoritetet doganore shqiptare kanë qenë shumë të mira, kryesisht në shkëmbimin e informacionit reciprok, kontrolleve të përbashkëta dhe analizave të përbashkëta të riskut për veprimtari të palejuara.
/abcnews.al/