Një 44-vjeçar është gjetur i pajetë mesnatën e kaluar në Tiranë.
Viktima është gjetur në banesën e tij, në rrugën “Jakov Xoxe”. Sipas policisë dyshohet se 44-vjeçari D.M., është vetëvrarë.
Sakaq grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë vijojnë punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes ku nga hetimet paraprake rezulton se ky shtetas para disa javësh ka shfaqur shenja depresioni.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 26.12.2020, rreth orës 23:15, në rrugën “Jakov Xoxe”, në banesë, dyshohet se në gjendje të rënduar psikologjike është vetëvrarë me armë zjarri dhe për pasojë ka humbur jetën shtetasi D.M., 44 vjeç. U sekuestrua në cilësinë e provës materiale arma e zjarrit.
Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë vijojnë punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes ku nga hetimet paraprake rezulton se ky shtetas para disa javësh ka shfaqur shenja depresioni.
/abcnews.al/