Sherr për tokën mes dy fiseve, ekzekutohen në mes të rrugës 5 persona në Turqi

schedule16:46 - 26 Dhjetor, 2020

schedule 16:46 - 26 Dhjetor, 2020

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë mesditës së sotme në Urfa të Turqisë ku gjatë një përplasjeje me armë mbetën të vdekur pesë persona.

Përplasja me armë ndodhi për shkak të një sherri të vazhdueshëm për një copë tokë mes dy fiseve duke sjellë një tragjedi si kjo e sotmja, abcnews.al.


Dy familjet kishin lënë të takoheshin pranë rrugës për t’u sqaruar për tokën, por gjithçka përfundoi në një masakër duke humbur jetën pesë persona.

Pamjet janë xhiruar nga shoferë që kaluan aty pranë, ku ndër të tjera duket edhe një person që qëllon me armë ndaj trupave të shtrirë në tokë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!