Mesfushori i Interit, Arturo Vidal, tashmë është fokusuar tërsisht tek titulli i Serie A. Në një intervistë për “Sky Sport”, ai e pranon se eliminimi nga Championsi ishte një moment i vështirë, por tashmë ata duhet të punojnë shumë dhe të marin titullin nga Juventusi.
“Eliminimi nga Champions League ishte moment ynë më i vështire, por tani duhet të bëjëm më të mirën tonë pasi kemi ende akoma dy qëllime shumë të rëndësishme për këtë sezon. Scuddeto? Po mund ta them pa frikë se e kemi si synim tonin. Ne punojmë çdo ditë dhe me kalimin e kohës do të shikojmë nëse jemi në rregull apo jo,” deklaron kiliani.
Kujtojmë që ziklaltrit nuk arritën dot të kalonin në fazën e 1/16 të Champions League, pasi u renditen në vendin e fundit të grupit të tyre. Ndërsa për sa i përket kampionatit, ata e mbyllën vitin 2020 në vendin e dytë me një pikë më pak se Milani kryesues. /abcnews.al