FOTO/ Maradona dhe luksi marrëdhënie e vështirë, El Diez ishte pronar i një Fiati

schedule13:17 - 26 Dhjetor, 2020

schedule 13:17 - 26 Dhjetor, 2020

Diego Armando Maradona u nda nga jeta për shkak të një arresti kardiak më datë 25 nëntor. Pas vdekjes së tij kanë dalë në dritë shumë prapaskena.

 

Mes shumë fëmijëve, që pretendojnë se janë fëmijët e tij është zbuluar edhe një makinë e Maradonës, që është blerë nga argjentinasi në vitin 1982.

 

Bie në sy fakti se makina është një Fiat i rëndomtë, që përdorej nga populli i thjeshtë, me Maradonën, që kishte mundësinë të blinte makinat me të shtrenjta të kohës.

 

Megjithatë, ai ka lindur si njeri i thjeshtë dhe ashtu deshi të jetonte, duke udhëtuar me makina të thjeshta dhe ndenjur me njerëz të thjeshtë.

Në fotot e publikuara janë pamjet e makinës së Maradonës dhe mandati i blerjes së saj. Në të njëjtën kohë Maradona ka pasur edhe një Ferrari, e cila do ishte makina e parë në ngjyrë të zezë e kësaj marke.

I ndjeri Enzo Ferrari, pronari i firmës prestigjioze të makinave sportive u mundua ta bindte në atë kohë se ngjyra e zezë nuk ishte e përshtatshme, por Maradona nuk u bind dhe u bë pronari i parë i një Ferrari të zi, për të cilën më pas ankohej sepse nuk kishte kasetofon. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!