Shpesh herë lojtarët kur e mbyllin karrierën e tyre në fushë e vazhdojnë atë sërish, por në rolin e trajnerit. Faqja e futbollit “Transfermarkt” ka listuar një formacion me 11 ish-futbollistë që sot drejtojnë disa nga ekipet më të mira në botë.
Kështu në portë është Julen Lopetegui që tashmë drejton ekipin e Sevillas. Në repartin e mbrojtjes kemi emra si Jurgen Klopp, Sinisa Mihajlovic, Mauricio Pocchetino dhe Ronald Koeman. Këta ish-lojtarë drejtojnë konkretisht ekipe si Liverpool, Bologna dhe Barcelona dhe vetëm Poccetino është aktualisht i papunë, por është shumë pranë kalimit tek PSG-ja.
id
Në mesfushë gjejmë emra si Pep Guardiola i Manchester Cityt, Gennaro Gattuso i Napolit apo dhe Andrea Pirlo i Juventusit. Në sulm do të vazhdojmë me trajnerin e Chelseas, Frank Lampard, si dhe me atë të Real Madridit, Zinedine Zidane. Në majën e sulmit është Ole Gunnar Solskjaer i Manchester United. /abcnews.al