Ministri i shëndetësisë në Turqi, tha në një deklaratë se qeveria turke dhe kompania gjermane BioNTech arritën një marrëveshje të premten dhe fillimisht do të dërgoheshin 550,000 doza të vaksinës COVID-19 deri në fund të vitit ose në fillim të 2021.
Sipas Fahrettin Koca, 4.5 milion doza të vaksinës do të dërgohen në Turqi deri në fund të Marsit 2021 sipas marrëveshjes.
Turqia mund të ketë qasje deri në 30 milion doza si pjesë e marrëveshjes, shtoi Koca. Ministri tha se vonesat në procesin e vaksinimit ishin për shkak se kompania nuk donte të merrte asnjë përgjegjësi për problemet e mundshme të prodhimit.
Koca, në emër të kombit turk, falënderoi shkencëtarin Turko-Gjerman Ugur Sahin, CEO dhe bashkë-themeluesin e BioNTech, për përpjekjet e tij për lehtësimin e procesit.
Turqia deri më tani ka raportuar mbi 2.1 milion raste dhe 19,371 viktima nga koronavirusi, ndërsa më shumë se 1.97 milion njerëz janë shëruar./abcnews.al