Emigrantët dhe terrorizmi, Conte kërkon bashkëpunimin e Trump

schedule13:52 - 30 Korrik, 2018

schedule 13:52 - 30 Korrik, 2018

Kryeministri italian, Giuseppe Conte në takimin e tij me presidentin amerikan Donald Trump në Uashington synon të marrë mbështetjen e kreut të shtëpisë së bardhë për sai përket emigracionit të paligjshëm dhe luftës kundër terroizmit.

Kryeministri i Italisë, Giuseppe Conte synon të marrë mbështetjen e presidentit amerikan Trump për krijimin e një pike të përbashkët dhe të ëprhershme bashkëpunimi mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Italisë në Mesdhe.

Kjo për të luftuar terrorizmin, por dhe për t’u përballur me krizën e emigrantëve. Lajmi është konfirmuar për mediat nga burime të kryeministrisë italiane duke theksuar se në këtë mënyrë Italia do të merrte rolin e një pike referimi në Europë për Libinë si dhe të ndërmjetësuesit të privilegjuar me Shtetet e Bashkura të Amerikës.

Kryeministri italian Conte ndodhet në Uashington ku do të takohet me kreun e shtëpisë së bardhë për të arritur një marrëveshje të rëndësishme përsa i përket emigracionit.

Sipas kryeministrisë italiane, vizita në Uashington do të jetë rasti për rinovimin e lidhjeve historike të miqësisë mes popullit amerikan dhe atij italian, por dhe për të përforcuar bashkëpunimin për sigurinë dhe qëndrueshmërinë ndërkombëtare në fusha të ndryshme.

Për tema të rëndësishme si Mesdheu, Iraku dhe Afganistani. Por një vend të rëndësishëm do të kenë dhe marrëveshjet në fushën ekonomike mes dy vendeve. Në këtë pikë, Conte do të marrë premtimine Trump se sipërmarrjet italiane nuk do të preken nga tarfiat e reja të administratës amerikane./abcnews.al