Shkencëtarët britanikë kanë filluar provat klinike të një ilaçi të ri të bazuar në antitrupa kundër koronavirusit, të zhvilluar nga University College London Hospitals, the National Health Service Trust (UCLH) dhe AstraZeneca.
Ilaçi mund të parandalojë që një person, i cili ka qenë i ekspozuar ndaj koronavirusit të zhvillojë sëmundjen dhe imuniteti mund të zgjasë midis gjashtë dhe 12 muaj.
Ilaçi i ri mund të sigurojë zhvillimin e menjëhershëm të imunitetit ndaj virusit dhe të përdoret si terapi urgjence në pacientët e spitalit dhe në azile.
Sipas rregullatorëve britanike, ilaçi mund të jetë gati në muajin prill ose maj. Mbrojtja e menjëhershme që siguron ilaçi mund të luajë një rol jetësor në uljen e transmetueshmërisë derisa të gjithë të imunizohen.
Ndërkohë Britania ka nisur testimin kundër COVID-19 me vaksinën Pfizer/BioNTech./abcnews.al