Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Ibrahimovic unik si gjithmonë, uron Krishtlindjen me gishtin e mesit

schedule22:38 - 25 Dhjetor, 2020

schedule 22:38 - 25 Dhjetor, 2020

Zlatan Ibrahimovic është unik në gjithçka bën. Teksa kanë vërshuar urimet e shumta për festën e Krishtlindjes nga futbollistë apo trajnerë të ndryshëm, lideri i Milanit ka zgjedhur një mënyrë të veçantë për të uruar tifozët e shumtë.

“Merry Chriztmaz”, shkruan bomberi 39-vjeçar në foton ku shfaqet duke i “përshëndetur” të gjithë me gishtin e mesit të babagjyshit të Krishtlindjes. I veçantë dhe origjinal si gjithmonë suedezi i famshëm.

Ibra vazhdon të rikuperohet nga dëmtimi i pësuar në duelin e fituar 1-3 ndaj Napolit në “San Paolo” (22 nëntor). Milani ka bërë mirë edhe pa të dhe vazhdon të jetë në krye të Serie A, por të gjithë po presin me padurim rikthimin e yllit të kuqezinjve. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!