Policia e Shijakut arrestoi shtetasin Arben Haxhihyseni 48 vjeç, banues në Elbasan. Ai njihet si pjesë e bandës së Emiljano Shullazit dhe ishte shpallur në kërkim prej vitit 2015.
Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda Tiranë, e ka dënuar me 6 vite burg, për veprën penale “Shtrëngim me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie e kryer në bashkëpunim” parashikuar në nenin 109/b të Kodit Penal, në mungesë.
Haxhihyseni dyshohet se mori pjesë në një ngjarje në vitin 2015, ku u dhunua një biznesmen kafeje./abcnews.al