Ekspertët: Vetmia gjatë festave të fundvitit nuk prek vetëm të moshuarit, por edhe të rinjtë

schedule17:09 - 25 Dhjetor, 2020

schedule 17:09 - 25 Dhjetor, 2020

Sezoni i festave të fundvitit është gjithnjë kohë e vështirë për njerëzit që mbeten të izoluar ndërsa familjet mblidhen kryesisht për të festuar.

Por ky ishte viti kur koronavirusi dhe vetmia janë bërë pjesë e jetës prej muajsh tashmë. Një raport i publikuar këtë verë zbuloi se thuajse tre herë më shumë njerëz janë ndjerë të vetmuar këtë vit, krahasuar me një vit më parë, shkruan abcnews.al

Ekspertë rreth e qark Evropës thonë se fokusimi tek shëndeti fizik ka bërë që ai mendor të mbetet i lënë pas dore.

Në flasim gjithnjë për transmetimin e virusit, por vetmia është gjithashtu një problem i shëndetit publik,” tha epidemiologu Pedro Gullón për mediat spanjolle.

Për Sonia Lippke, profesoreshë e psikologjisë në Universitetin Jacobs në qytetin veriperëndimor të Gjermanisë në Bremen, termi “distancë sociale” në vetvete është një shqetësim i veçantë.

Ajo shton se termi mbart konotacione të vetmisë që mund të jenë veçanërisht të vështira për njerëzit e izoluar.

“Thjesht duhet të distancohemi në hapësirë, jo shoqërisht,” i tha ajo transmetuesit ZDF, duke shtuar se edhe përshëndetja e një kalimtari nga një dritare mund të ndihmojë.

“Mund të ndryshojë shumë kur dikush e kupton se po vërehet.”

Studiuesit vërejnë po ashtu se distancimi social nuk prek vetëm të moshuarit, që janë edhe më të rrezikuarit, por edhe të rinjtë. Siç sugjeroi një sondazh gjerman, këta të fundit e kanë shumë më të vështirë se të moshuarit për ta përballuar vetminë.

Një studim i bërë nga Qendra Gjermane për Çështjet e Moshës (DZA) zbuloi se të moshuarit e kishin shumë më pak të vështirë të përballeshin me kufizimet e vëna për COVID-19.

Ata ishin gjithashtu më të adaptueshëm ndaj parimit të qëndrimit në shtëpi me një kontakt social të reduktuar në mënyrë drastike. s.b/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!