“Ma la porosi Rama”, Ahmetaj u dorëzon çelësat e shtëpive dy familjeve: E premtoi me gojën e tij

schedule16:30 - 25 Dhjetor, 2020

schedule 16:30 - 25 Dhjetor, 2020

Ministri i Rindërtimit Arben Ahmetaj i shoqëruar nga kryetari i bashkisë ishte sot në Shijak ku u dorëzoi çelësat e shtëpive të reja dy familjeve. “E kam porosi nga kryeministri, t’ua bëja dhuratë sot. Sot ma la porosi që të vija t’u sillja çelësat” i tha Ahmetaj familjes Barreti. “Me këmbë të mbarë ishalla” tha zonja e shtëpisë.

Në postimin e shpërndarë në Facebook, Edi Rama shkruan “Dy gëzime në një ditë për familjen e Tahir Barretit dhe Gjovalin Markut në Maminas, që ditën e Krishtlindjeve do ta festojnë në shtëpitë e tyre të reja, më të mëdha, më të forta e më të bukura se ato që humbën.

Shumë familje të tjera do të gëzohen brenda 31 Dhjetorit në shtëpitë e reja. Në të gjithë bashkinë Shijak do të ndërtohen 567 banesa individuale ndërsa këtë javë miratuam edhe vendimin për 85 familje, që do të trajtohen me pagesë në dorë për rindërtimin e shtëpive të tyre, të cilat për arsye objektive nuk mund të rindërtohen aty ku u shembën”./ db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!