Armin Schuster, bashkëkryesues i Komisionit për Punët e Brendshme të Bundestagut, kërkoi përpjekje më të mëdha për arrestimin e të huajve, të cilët janë fshehur për t’i shpëtuar dëbimit nga Gjermania. Ai kërkoi që për këtë qëllim policia të përdorë metodën e kontrollit të automjeteve apo të personave edhe pa pasur raste dyshimi, metodë e cila në Gjermani zakonisht përdoret për arsye sigurie në raste konferencash të rëndësishme ndëkombëtare./DW