Motra e Josif Kavajës, 45-vjeçarit i cili qëlloi me armë gjahu, pushkë drejt policisë ka folur në një prononcim ekskluziv për gazetarin e ABC Aldo Kozarja për ngjarjen e një ditë më parë ku u përfshi vëllai i saj. Jashtë dyerve të spitalit, ajo thotë se 45-vjeçari nuk ka pasur probleme por ka shfaqur disa shenja depresioni. Sipas saj në zonën ku jetonte i vëllai shkonte një bari që i kishte marrë para borxh. Burime bëjnë me dije se Kavaja ishte “ngujuar” në banesë nga frika se bariu do e vriste dhe ka qenë kjo arsyeja pse ka qëlluar me armë zjarri.
“Gjendja e tij pak a shumë ne nuk e dimë se si ka ndodhur ngjarja. Vëllai ka qenë në shtëpinë e vet në jetesën e tij. Nuk ka pasur probleme. Ka pasur shenja depresioni. Nuk i ka dhunuar prindërit asnjëherë. Jo nuk e dinim për armë Kemi dëgjuar një bari që shkon atje i ka marrë lekë borxh dhe ja jepte. Ai e ka nxitur”, është shprehur ajo.
Gazetari: Bariu më thanë se dilte me armë me leje dhe vëllai ka dyshuar mos e vriste?
Motra: Kështu e kemi dëgjuar edhe ne
Motra: Kemi ditë që nuk kemi folur se nuk mbante as telefon. Jetonte i vetëm në atë zonë nuk ka njerëz të tjerë./mv.abcnews.al