Shkëmbim zjarri me policinë, Josif Kavaja nuk negocioi me vëllanë! Çfarë iu gjet në banesë

schedule11:46 - 25 Dhjetor, 2020

schedule 11:46 - 25 Dhjetor, 2020

Josif Kavaja, 45-vjeçari që qëlloi drejt policisë me armë gjahu një ditë më parë duke qëndruar për më shumë se 12 orë në arrati nuk ka pranuar të negociojë me familjarët e tij. Ka qenë vëllai i tij i cili i ka kërkuar të dorëzohet, por Kavaja ka refuzuar deri mëngjesin e sotëm. Ai u kap më pas pas një shkëmbimi zjarri me policinë ku si pasojë mbeti i plagosur.

Kavaja është dërguar në spitalin e Kirurgjisë në Elbasan ku po i nënshtrohet një operacioni për shkak të plagës së ka marrë në këmbë. Burime bëjnë me dije për gazetarin Aldo Kozarja se në banesën e tij, policia i ka gjetur një disa armë të ndryshme si dhe një sopatë. Qe pikërisht kjo arsyeja përse policia shkoi për të ushtruar kontroll në shtëpinë e tij, pasi kishte marrë informacion se ai dispononte armë pa leje. Në këtë moment ai qëlloi me armë zjarri drejt tyre.

Për disa orë, Kavaja u arratis drejt pyllit pranë fshatit Seltë e cila është një zonë e pabanuar. Policia rrethoi zonën por ai mundi të mbyllej në banesë duke u “ngujuar” përgjatë gjithë natës deri në orët e para të mëngjesit.  Sipas burimeve, ai rezulton i dyshuar për një vrasje të ndodhur vite më parë në shtetin grek ndërsa është deportuar nga Anglia. Që prej asaj kohe ai ka shfaqur edhe probleme të shëndetit mendor. Ai ishte pamartuar dhe pa fëmijë.

Rasti i  Kavajës është i ngjashëm me atë të Lefter Zhidrus, disa muaj më parë në Elbasan ku ai terrorizoi qytetin për disa orë duke qëlluar në drejtim të policisë. Kjo e fundit kishte marrë informacion se ky i fundit ushtronte dhunë ndaj vajzës dhe bashkëshortes por me ndërhyrjen në banesë, ai qëlloi me armë. Pas disa orësh forcat RENEA qëlluan drejt tij duke e lënë të vdekur. Zhidru e kishte përshtatur banesën në një “minë me sahat” të cilën fatmirësisht nuk mundi ta shpërthente./mv.abcnews.al