Blero uron festat e fundvitit me disa foto të bukura familjare

schedule07:18 - 25 Dhjetor, 2020

schedule 07:18 - 25 Dhjetor, 2020

Blero uron festat e fundvitit me një set të veçantë fotografik. Këngëtari ka ndarë me ndjekësit në rrjete sociale fotografitë, ku shfaqet bashkë me Afronën dhe vajzën Tarën, pranë pemës së Vitit të Ri.  Krahas tyre, Blero ka uruar dhe ndjekësit e tij për festat e fundvitit ndërsa shkruan se pavarësisht situatës që po kalojmë ajo që duhet vlerësuar është dashuria dhe shëndeti.

“Ky vit ka qenë për të gjithë ne me plot sfida. Ndonjëherë ndodhin situata të tilla në jetë të pa shpjeguara, që na bëjnë të reflektojmë dhe të dalim në përfundim se ajo që duhet vlerësuar është, dashuria, gëzimi mbi të gjithat shëndeti. 

Ju urojme nga zemra festa të bukura dhe një vit sa më të mbarë. Shëndet të keni ju dhe familjet tuaja. Le Të vij një vit që ta lej pas vitin 2020 që sprovoji shum familje. Gëzuar Miq”, ka shkruar Blero. /abcnews.al

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by BLERO (@bleromuharremi)