Kivit janë fruta të vegjël shumë të shijshmëm dhe me plot përfitime shëndetësore. Ato janë të pasura me lëndë ushqyese si vitamina C, vitamina K, vitamina E, folati dhe kaliumi. Gjithashtu kanë shumë antioksidantë dhe janë një burim i mirë i fibrave. Farat e tyre të vogla të zeza janë të ngrënshme, ashtu si lëvorja, megjithëse shumë preferojnë të qërojnë kivin para se ta hanë.
Gjithë këto vlera që ka ky frut, ndihmojnë në rregullimin e funksionimit të trupit tonë. Ngrënia e kivit ndihmon në trajtimin e astmës, ndihmon tretjen, rrit sistemin imunitar, ndihmon në parandalimin e sëmundjev, menaxhon presionin e gjakut, ul mpiksjen e gjakut, mbron nga humbja e shikimit dhe nga ereziqet e tjera të mundshme./e.b-abcnews.al