Jeni kurioz të dini se ku ndodhet tani Babagjyshi i Vitit të Ri?
NORAD, i cili mbikëqyr hapësirën ajrore të SH.B.A.-së dhe Kanadasë, ka monitoruar vendodhjen e tij për gjashtë dekada.
Gjithçka filloi në vitin 1955, kur një dyqan në Colorado Springs, ku është vendosur NORAD, botoi një reklamë, në të cilën ai dha numrin e telefonit të kontaktit të Babagjyshit.
Numri i telefonit ishte shkruar gabim, kështu që telefoni i NORAD filloi të bjerë pandërprerë. Pas befasisë fillestare, oficeri filloi t’u shpjegonte fëmijëve se ai po ndihmonte Babagjyshin për të gjetur rrugën e tij nëpër radar. Dhe tradita vazhdon me sukses edhe sot. l.k/abcnews.al