“Mos takoni njerëz”, pastaj i hodhi dorën në qafë: Gjici shpjegon “incidentin”

schedule19:58 - 24 Dhjetor, 2020

schedule 19:58 - 24 Dhjetor, 2020

Safet Gjici bëri bujë në rrjetet sociale disa muaj më parë teksa gjatë vizitës në një familje i këshillonte që të mos takonin nga afër me njeri-tjetrin, ndërsa kur doli jashtë i hodhi dorën në qafë gruas së shtëpisë.

Kryebashkiaku i Kukësit u pyet nga gazetarja Jonida Shehu në “Radar” në lidhje me këtë veprim të tijin duke dhënë edhe një shpjegim jo shumë bindës.

Sipas Gjicit, ai ishte treguar i kujdesshëm dhe se në atë kohë, nuk ishte vendosur edhe detyrimi për mbajtjen e maskës edhe në ambientet publike.

Kreu i bashkisë së Kukësit tha gjithashtu se nuk është i shqetësuar për gjera të tilla, por vetëm për kujdesin ndaj qytetarëve. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!