12 të vdekur nga tërmeti 6.4 ballë

schedule09:49 - 29 Korrik, 2018

schedule 09:49 - 29 Korrik, 2018

12 persona kanë humbur jetën dhe 40 të tjerë mbetën të plagosur për shkak të një tërmeti të fuqishëm që goditi Indonezinë. Epiqendra e tij ishte në një ishull turistik, ku dhe janë regjistruar dëmet më të mëdha.

Një tërmet me magnitudë 6.4 i shkallës rihter, goditi ishullin indonezian të Lombokut. Dymbëdhjetë viktima të verifikuara, të paktën 40 të plagosur. Ky është bilanci paraprak i shkaktuar nga lëkundjet sizmike  që u regjistruan në orët e para të mëngjesit. Tërmeti, me epiqendrën e tij në një thellësi prej shtatë kilometrash, shkaktoi dëme të shumta materiale. Autoritetet përjashtuan mundësinë e një tsunami. Lombok, në juglindje të Indonezisë, është një destinacion popullor turistik dhe ndodhet rreth 100 kilometra në lindje të ishullit të Bali. Tërmeti kryesor është pasuar nga dhjetëra lëkundje.

“Tërmeti ishte shumë i fuqishëm … dhe të gjithë në banesën time kemi dalë jashtë të frikësuar”, thotë një banor i veriut të Lombok. Ndërsa një tjetër banor shpjegon se pasi dolën në rrugë, energjia elektrike u ndërpre.

Indonezia, një arkipelag me mijëra ishuj, ndodhet në të ashtuquajturën Unaza e Zjarrit e Paqësorit, një zonë me veprimtari të lartë sizmike, shpesh të goditur nga tërmetet, shumë prej të cilave janë të padëmshme. Megjithatë, fokusi është maksimal, veçanërisht për rrezikun e cunamit. Në kujtesën e popullsisë është ende e gjallë, kujtesa e cunamit shkatërrues të 26 Dhjetorit 2004, shkaktuar nga një tërmet i magnitudës 9.3 jashtë brigjeve të Sumatrës, shkaktoi vdekjen e 220.000 njerëzve në vendet e oqeanit Indian. Në Indonezi, të vdekurit ishin 168 mijë.