Tifozët e shumë të Milanit janë rikthyer të përjetojnë emocione nga skuadra e tyre e zemrës. Kuqezinjtë e Stefano Piolit kanë qenë të mrekullueshëm këtë vit, nuk humbasin prej muajit mars në kampionat dhe kryesojnë Serie A prej javës së parë.
Grup lojtarësh të rinj në moshë dhe tepër të talentuar, si dhe futboll shumë i bukur e rezultativ në fushën e blertë. “Djalli” po rikthehet gradualisht, teksa mbrëmjen e kaluar fitoi 3-2 ndaj Lazios në “San Siro”.
Një përballje shumë e bukur dhe dramatike, që u vendos nga rrjeta e Theo Hernandez në minutat shtesë të ndeshjes. Një sukses që ka lumturuar pa masë Tiziano Crudelin, komentatorin e njohur italian.
Ky i fundit njihet nga të gjithë si një tifoz i thekur i Milanit dhe jep gjithmonë “show” në transferimet e tij direkte. Së fundmi ka gëzuar shumë, teksa viti 2020 u mbyll në mënyrën më të mirë të mundshme. /abcnews.al