Milani i vitit 2020 ka qenë një makineri. Këtë sezon kuqezinjtë janë ekipi i vetëm në “top5” kampionatet europiane pa humbje, ndërkohë që mbrëmjen e djeshme mundën Lazion dhe e mbyllën vitin si kampionë dimri.
Sigurisht është një rrugëtim që sapo ka nisur dhe do duhet punë për të mbajtur vendin e parë. Gjithsesi kuqezinjtë këtë vit e mbyllin më mirë se çdo klub tjetër i Serie A, pasi kanë arritur të grumbullojnë 79 pikë në 35 ndeshje të luajtura.
Pas tyre vjen Interi, me gjashtë pikë më pak të mbledhura në vitin 2020, ndërsa podiumin e mbyll Atalanta me 69 pikë. Juventusi renditet në vendin e katërt, me 68 pikë, ndërsa me 63 janë Napoli dhe Lazio. Në “top” janë edhe Roma, Sassuolo, Hellas Verona dhe Fiorentina. /abcneës.al
DHJETË EKIPE ME MË SHUMË PIKË NË VITIN 2020
Milan 79 pikë (35 ndeshje), Inter 73 pikë (35), Atalanta 69 pikë (34), Juventus 68 pikë (35), Napoli 63 pikë (35), Lazio 63 pikë (36), Roma 62 pikë (35), Sassuolo 58 pikë (35), Hellas Verona 50 pikë (36), Fiorentina 46 pikë (35)



