Covid-19 “ndihmoi” të pastrehët gjatë pandemisë, por më pas çfarë do të ndodhë

schedule10:16 - 24 Dhjetor, 2020

schedule 10:16 - 24 Dhjetor, 2020

Luke Hurst, euronews

Gjëja më pozitive që ka shkaktuar pandemia ishte fushata e suksesshme nga disa vende europiane për të strehuar njerëzit që jetonin në rrugë.

Për shembull, në Bruksel, rreth 1.000 njerëz u strehuan në hotele, të cilat ishin bosh ndërsa udhëtimi dhe turizmi po kalonin një krizë për shkak të Covid-19.

Një çështje që për vite me radhë ishte injoruar nga shumë politikanë ose ishte shumë hedhur poshtë duke e cilësuar si shumë e vështirë për t’u zgjidhur, me sa duket u zgjidh brenda disa javësh, duke treguar  se nëse vullneti politik ekziston, gjithçka mund të arrihet.

Ka disa qytete dhe vende që gjatë pandemisë, që kanë  ri-menduar edhe njëherë politikat e tyre rreth të pastrehëve.

Një qytet si Lioni, për shembull, është zotuar të mos i detyrojë njerëzit të kthehen në [rrugë] ose strehët e tyre, por të sigurojë zgjidhje të qëndrueshme strehimi. Një vend si Holanda ka investuar 50 milionë euro shtesë për grupe të rrezikuara, përfshirë njerëzit e pastrehë.

Organizatat e bamirësisë kanë paralajmëruar , se sapo të marrin fund masat e emergjencës për të ndaluar përhapjen e COVID-19, situata mund të përkeqësohet edhe më shumë se më parë.

Shqetësimi i vërtetë është pas pandemisë

Numri i njerëzve të  pastrehë në Bashkimin Europian është rritur me 70 për qind gjatë 10 viteve të fundit sipas disa studimeve, me rreth 700 mijë njerëz që kanë nevojë për strehim.

Dëmi ekonomik, vendet e humbura të punës dhe mungesa e mbështetjes financiare nga  qeveria janë ndër faktorët kryesorë që mund të çojnë në një rritje të numrit të pastrehëve.

“Shqetësimi ynë është pas pandemisë”, tha Spinneëijn teksa shtoi se :“Ne presim një rritje të mëtejshme të të pastrehëve për shkak të akumulimit të borxheve të qirasë.

Ndërsa disa njerëz kanë marrë ndihmë duke u strehuar gjatë pandemisë, të tjerët kanë marrë barrën e përhapjes së virusit vdekjeprurës.

Kërkimet e kryera në tetor nga Medicins sans Frontiers zbuluan se më shumë se 50 për qind e njerëzve të pastrehë të testuar në strehimoret e urgjencës në dhe përreth Parisit aktualisht ishin, ose e kishin kaluar koronavirusin.

Koha për zgjidhje afatgjata

Pra, a është pandemia një mundësi për të ri-menduar politikat për njerëzit në nevojë?

Sarah Coupechoux nga Fondation Abbe Pierre thotë se ndërsa ne presim të shohim se si do të zhvillohet situata pas dimrit, me rritjen e njerëzve që nuk do të jenë në gjendje të paguajnë qiranë, tani është koha për të zbatuar zgjidhje afatgjata.

“Për momentin po shohim disa përgjigje të përkohshme, por mendojmë se duhet të adoptojmë modelin e parë të strehimit që shohim në Finlandë për shembull.

Qasja e parë e strehimit në Finlandë u prezantua në vitin 2007. Personat që kanë nevojë për strehim, u jepet përgjegjësia për të paguar qiranë. Finlanda është i vetmi vend i BE-së, ku niveli i të pastrehëve po bie.

“Nuk janë aq shumë njerëz dhe unë mendoj se ne mund të gjejmë një zgjidhje nëse politikanët dëshirojnq”, shtoi Coupechoux.

BE ka një qëllim– zhdukjen e të pastrehëve deri në vitin 2030.

Si Spinnewijn, ashtu edhe Coupechoux janë të kënaqur që të pastrehët gjenden në agjendën e Komisionit Europian.

Qëllimi i vitit 2030 është ambicioz, por Spinnewijn thekson se ka “disa gjëra  të lehta që mund të bëhen fillimisht”.

“Një nga gjërat që u zhduk brenda natës ishin shërbimet e strehimit të  natës,” tha ai, duke iu referuar masave për t’i larguar njerëzit e pastrehë nga rrugët gjatë pandemisë në muajin mars dhe prill.

“Ky është gjithsesi një sistem qesharak, pavarësisht nëse ka ose jo koronavirus, por kjo gjë nuk ekziston më  tani, të gjitha strehimoret punojnë 24 orë në shtatë ditë të javës. Shpresoj se kjo do të vazhdojë dhe që njerëzit e pastrehë nuk do të jenë të detyruar  që të dalin në rrugë gjatë ditës. Këto janë fitore të vogla”, përfundoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!