Halili i pakënaqur, Gjici e ka me arbitrat: Kamikazë, na çojnë dëm miliona!

schedule08:15 - 24 Dhjetor, 2020

schedule 08:15 - 24 Dhjetor, 2020

Kukësi dhe Tirana u ndanë në barazim ditën e djeshme dhe pati polemika për një gol të shënuar nga Patrick Eze. Anësori ngriti flamurin për pozicion jashtë loje dhe verilindorët reaguan edhe me një deklaratë pas ndeshjes. Veç klubi ka pasur një qëndrim të fortë edhe të Safet Gjicit, kryebashkiakut të Kukësit dhe presidentit të nderit, siç dëshiron të quajnë.

“Në çdo botë futbolli ky gol ishte më se i rregullt dhe për fatin tonë të keq kësi lloj kamikazësh arbitra vazhdojnë akoma dhe arbitrojnë. Ishte skandal të anulosh një gol të tillë, sot i ndodhi Kukësit, nesër do e pësojë një ekip tjetër.

Ky lloj gjykimi ul përformancën, hedh dëm miliona lekë, devijon garën dhe u merr gjakun e djersën atyre futbollistëve në fushë. Ky është maskarallëk. Urgjent do kërkojmë përjashtimin e kësaj treshe arbitrash, të cilët duhet të bëhen shembull që të mos ndodhë më ky lloj arbitrimi. Nuk mund të pajtohemi me këtë lloj trajtimi”, shkruhet në deklaratën e Gjicit, botuar në “Panorama Sport”.

Pas ndeshjes ka folur edhe presidenti i Tiranës, Refik Halili: “Le të flasim troç, duhet të bëjmë merkato në pjesën e sulmit. Sa kohë nuk kemi marrë gjysmën e pikëve, normalisht jemi të pakënaqur. Duhet të bëjmë edhe 2-3 përforcime dhe do t’i bëjmë. Jemi në bisedime dhe janë lojtarë jashtë Shqipërisë”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!