Nuk gabojnë tre skuadrat kryesuese në Ligue 1. Lyon fitoi 3-0 në shtëpi ndaj Nantes dhe vijon të kryesojë kampionatin francez me 36 pikë, po aq sa ka edhe Lille. Ekambi, Kadewere dhe Lucas Paqueta (goli i parë në Ligue 1) shënuan për Lyon në pjesën e parë, duke i dhuruar tre pikët ekipit të tyre.
? 16 goals in the first round of our Matchday 17 action!
More to come ⚽️? pic.twitter.com/iHTwKqJ19N
— Ligue1 English (@Ligue1_ENG) December 23, 2020
? Round 17 is over, leaving us with a new leader: @OL_English!#OLFCN #PSGRCSA #SCOOM #ASMASSE #MHSCLOSC pic.twitter.com/FLyLQLMaJk
— Ligue1 English (@Ligue1_ENG) December 23, 2020
Lille nuk pati të thjeshtë në fushën e Montpellier. Vendasit ia dolën dy herë të barazonin takimin, por gjithçka përfundoi 2-3 për skuadrën mike, që po luan një kampionat fantastik. PSG nuk vuajti në shtëpi ndaj Strasbourg.
https://streamable.com/lvz8xp
Kampionët në fuqi fituan 4-0 dhe e mbyllën vitin 2020 në vend të tretë në kampionat. Pembele kaloi ekipin e Tuchel në avantazh në pjesën e parë, ndërsa në fraksionin e dytë të takimit erdhën rrjetat e Mbappe, Gueye dhe Moise Kean.
Fitore arriti edhe Reimsi i Valon Berishës dhe Arbër Zenelit. Reims triumfoi 1-3 në fushën e Bordeaux dhe Zeneli dhuroi asistin e golit të parë të ekipit të tij. Me të njëjtin rezultat fitoi edhe Dijon i Bersant Celinës në transfertë. Dijon mposhti Nimes dhe lojtari i Kosovës dhuroi asistin e golit të tretë. /abcnews.al