“Javën që vjen hapet loti 1”, Balluku në Unazën e Madhe: Po punohet me ritme të shpejta

schedule20:59 - 23 Dhjetor, 2020

schedule 20:59 - 23 Dhjetor, 2020

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikës, Belinda Balluku ka vijuar inspektimet në kantierin e Unazës së Madhe.

Shoqëruar nga drejtori i ARRSH Ergys Verdho, Balluku tha se nga të gjithë grupet e punës ka kërkuar që të tregohet kujdes dhe projekti të përfundojë sa më shpejt për faktin se trafiku në Tiranë është i rënduar.

Ndërsa theksoi se kjo do të ndihmonte qarkullimin e jashtëm të qytetit.

“Këtu po bëhet një punë e mirë pasi do të kemi edhe ndërtimin e tuneleve”, tha Balluku.

“Javën që vjen përfundimisht hapet loti 1. Ndërsa pranvera e këtij viti na gjen me përfundimin e lotit 2 dhe lotit 3”, tha Drejtori i ARRSH, Ergys Verdho.

“Përfundimisht nëntoka e Tiranës është e pasur me ujë dhe është një problem që po e hasim kudo. Këtu po bëhet një punë e mirë pasi do të kemi edhe ndërtimin e tuneleve .Procesi IKMT –ASHK është në ngërç për shkak se disa prona nuk kanë lejen e legalizimit.

Ne jemi munduar të gjejmë një zgjidhje që ata të kenë kohën për tu akomoduar. Ne ndërtojmë sot rrugë të reja nga fillimi dhe kjo shpeshherë pengohet nga zona formale në të cilat këto rrugë kalojnë. Na kushton kohë, por padyshim gjithçka ka zgjidhje”, shtoi më tej Balluku.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!