Humb jetën nga Covid-19 gazetari i njohur Lek Plani. 68-vjeçari Plani prej disa ditësh ndodhej i intubuar në një nga spitalet Covid në Tiranë.
Lajmin për ndarjen nga jeta të gazetarit e kanë dhënë dhe kolegë të tij në mediat sociale.
Leke Plani ishte gazetari i njohur i Radio Shkodrës, TVSH, Deutsche Welle në shqip, si dhe i mediave lokale.
Gasper Marku shkruan në një postim
“Lajm tronditës! Sapo më njoftuan, se gazetari i mirënjohur i Radio Shkodrës, TVSH, Deutsche Welle në shqip, si dhe i mediave lokale Lek Plani, ndërroi jetë në Tiranë. Për orarin e ceremonisë së varrimit do të njoftohet në një moment të dytë.
Ngushëllime familjes “Plani”, pushofsh më paqe, kolegu, shoku, miku ynë i mirë, Leka!” s.b/abcnews.al/
Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!