Si të përdorni dafinën për flokë të butë dhe të ushqyer

schedule20:02 - 23 Dhjetor, 2020

schedule 20:02 - 23 Dhjetor, 2020

Gjethet e dafinës janë ideale për sistemin tretës, kundër inflamacionit, kundër infeksioneve e të tjerë. Ato përdoren në mënyrë efikase edhe për flokun dhe lëkurën.

Ekspertët e agroweb.org thonë se dafinën mund ta përdorni për shpëlarjen e flokut. Zieni disa gjethe dafine në një tenxhere me ujë për jo më shumë se 20 minuta.

Kur gjethet të kenë çliruar aromën e plotë, hiqeni tenxheren nga zjarri dhe prisni sa të ftohet. Ky lëng përdoret për shpëlarje dhe masazh të flokut nga rrënja tek majat.

Lëngu i dafinës funksionon edhe për pastrimin e skalpit nga infeksionet e ndryshme mykotike ose bakteriale, por edhe kundër zbokthit dhe psoriazës. Nëse e përdorni çdo ditë, lëngu i dafinës do të eliminojë zbokthin një herë e mirë. l.k/abcnews.al