Kategoria e Dytë/ Fitore super dhe vendi i parë për Maliqin, feston edhe Devolli

schedule17:14 - 23 Dhjetor, 2020

schedule 17:14 - 23 Dhjetor, 2020

Është zhvilluar sot java e tetë në grupin B të Kategorisë së Dytë. Butrinti-Maliqi ishte ndeshja më e fortë, që u mbyll me triumfin 0-1 të miqve. Xaka ktheu në gol një penallti në pjesën e parë dhe i dha tre pikët juglindorëve.

Suksesi i sotëm e ka ngjitur Maliqin në krye me 19 pikë, po aq sa numëron edhe Butrinti, edhe pse skuadra nga Saranda ka luajtur një ndeshje më shumë. Me të njëjtin rezultat fitoi edhe Devolli jashtë fushe.

 

Rezultatet e ditës së sotme

Pelo gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 78-të dhe i dhuroi tre pikët Devollit në Patos kundër Albpetrolit vendas. Tre takime te tjera u mbyllen me fitoret e ekipeve vendase.

Naftëtari mposhti 3-1 Gramozin dhe është ngjitur në vend të pestë me 15 pikë, një më pak se Devolli dhe Labëria. Fitore minimale dhe për Këlcyrën, që iu fal golit të Mahmutajt për të thyer Përmetin.

 

Feston më në fund edhe Memaliaj, që fitoi 2-1 në fushën e vet kundër Delvinës. Sinaj realizoi dy gola dhe i dhuroi tre pikët e para në kampionat skuadrës së tij. /abcnews.al