Thomas Brdaric, trajneri i Vllaznisë, pas fitores së arritur ndaj Apolonisë, në emisionin “Gol pas Goli” në Supersport deklaroi: “Kemi bërë një ndeshje të mirë, në pak ditë. Nuk është e lehtë, kemi pasur probleme edhe me fushën. Me sulmin jam i pakënaqur, pasi duhet të kishim shënuar edhe golin e dytë. Do punojmë në vazhdim më këtë pjesë”.
“Nuk i dhamë shumë mundësi Apolonisë. Kur nuk shënon u jep besim atyre, pasi është e hapur ndeshja. Nuk dua të flas për emra të veçantë. Dunga? Na mungon shumë, pasi është një lojtar i mirë. Po e presim dhe nuk do të vijë shpejt. Ishte në një formë të mirë në atë moment. Shpresoj të vijë sa më shpejt”.
“Rivalët? Çdo ndeshje është e vështirë. Mendoj se me Laçin ishte një ndeshje e vështirë javën e kaluar. Pritej që ata të kishin shumë pikë. Duhet të marrim çdo ndeshje një e nga një, ky kampionat do jetë i vështirë. Jemi të parët dhe po e shijojmë”. /abcnews.al