Sondazh

Dhuna e opozitës përballë integrimit europian, si duhet të reagoje qeveria?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Zgjedhjet, tre zyrtarët serbë i shkojnë Vjosa Osmanit në Presidencë

schedule15:51 - 23 Dhjetor, 2020

schedule 15:51 - 23 Dhjetor, 2020

Ushtruesja e detyrës së presidentit në Kosovë, Vjosa Osmani ka pritur në takim përfaqësuesit e Listës Serbe. Ky takim është zhvilluar në vazhdën e konsultimeve që Osmani i ka nisur që dje në orën 13:00 për datën e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme.

Në takim me Osmanin kanë marrë pjesë tre zyrtarë të Listës Serbe: Igor Simiç, Dalibor Jevtiç dhe kryetari i këtij subjekti politik, Goran Rakiç.

Qeveria e Kosovës u rrëzua të hënën në mbrëmje pas një aktgjykimi të Gjykatës Kushtetuese, e cila e shpalli në kundërshtim me Kushtetutën zgjedhjen e ekzekutivit, më 3 qershor.



Gjykata Kushtetuese vendosi se vota e deputetit Etem Arifi,  i cili është i dënuar me burgim – për formimin e Qeverisë së udhëhequr nga Avdullah Hoti ishte e pavlefshme. Zgjedhjet duhet të mbahen jo më vonë se 40 ditë nga shpallja e tyre.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!