Edhe pse pandemia Covid 19 i ka kushtuar rreth 190 mijë viktima, Rio de Zhaneiro ka rifilluar sezonin veror.
Plazhet mitike, Kopakabana dhe Ipanema, janë mbushur me pushues vendas, por edhe të huaj. Nga fotot duket qartë që rregullat e distancimit social nuk respektohen siç duhet.
Edhe pse zyrtarisht brazilianët duhet të mbajnë maska kudo në ambientet publike, duket se qeveria e Bolsonaros i ka lejuar ata të shijojnë të qetë rrezet e diellit dhe detin e ngrohtë.
Një pamje paradoksale, duke marrë parasysh që ditën e djeshme Brazili përjetoi shifra rekord infektimesh, me më shumë se 50 mijë raste dhe 706 viktima. l.k/abcnews.al