Braçe thumboi Dukën, legjenda e Tiranës: Ulërin gjysmë-luani “trupmendjeshkurtër”

schedule18:39 - 22 Dhjetor, 2020

schedule 18:39 - 22 Dhjetor, 2020

Erjon Braçe mezi e pret rastin dhe “godet” nga Fieri, ku ishte krah kryeministrit Edi Rama duke vëzhguar nga afër fushat sportive të bëra në një shkollë. Kur kreu i qeverisë i thotë Braçes që këtë fushën le ta bëjë federata, zëvendëskryeministri nuk duron.

“Kë të bëjë federata? Mos ma fut mua këtu atë, i bëjmë vet ne, s’kemi nevojë”, shprehet Braçe. Deklarata e tij nuk ka kaluar pa u vënë re dhe online lajmi ka marrë dhenë, sikurse ka sjellë edhe reagime.

Agustin Kola, legjenda e Tiranës dhe trajneri i Shqipërisë U17 për femra, në llogarinë e tij në “Facebook” ka reaguar duke shkruar: “Erioni i vogël, i fushave të mëdha.

Zv/problemi më i vogël i shoqërisë shqiptare, në ekonomi, politikë dhe ca më keq në sport, i shkurtër në mendje dhe ide, sa  një fushë minifutbolli shkolle, vazhdon të “ulërasë” me zërin e miut.

Ky “gjysmë-luan”, e “gjysmë-mi” me këtë shpirt opozitari, shqetësohet vetëm për një gjë: Për suksesin e të tjerëve. I ruajtë Zoti… trupmendjeshkurtërit”. /abcnews.al

 

Postimi i Agustin Koles